Çfarë është
SHOQaTA lai
Mos pyet çfarë bën Atdheu për ty,
por pyet se ç´mund të bësh ti për Atdheun.
LAI krijohet si një domosdoshmëri, si një alternativë e re e fuqishme, për të plotësuar boshllëkun e lënë nga indiferenca e pajustifikuar e institucioneve shtetëror të artit, shkencës, kulturës, të cilat në këtë periudhë tridhjetëvjeçare tranzicion, kanë rënë në një gjumë të thellë, duke i shkaktuar një dëm të madh kulturës dhe trashëgimisë tonë kombëtare. The star casino review and free chips bonus
LAI u themelua më datë 10.03.2024 me nismën e disa atdhetarëve dhe intelektualëve nga trevat shqiptare, si një nevojë e kohës në mbrojtje të identitetit tonë etnik, trashëgimisë historike, etnokulturore e patriotike, dhe forcimin e unitetit kombëtar nga vjedhja, tjetërsimi, përçmimi, mohimi, nxitja e përçarjes dhe propaganda antishqiptare e fqinjëve.
Qëllimi kryesor i krijimit të lëvizjes është patriotik dhe kombëtar, që do të vejë në lëvizje të gjithë trevat Ilire për ruajtjen e trashëgimisë historike, etnokulturore dhe patriotike dhe forcimin e unitetit kombëtar.
Anëtarët e Lëvizjes LAI
SETKI JASHARI
Kryetar i Lëvizjes Atdhetare Iliria
Lindur më 10 dhjetor 1962 në Dibër dhe aktualisht banues në Tiranë, Setkiu ka një histori të gjatë aktivizmi dhe angazhimi në dobi të kombit. Në vitet 1979-1983, ka shërbyer si aktivist me organizata rinore, për të vijuar më tej si punonjës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, fillimisht në Kukës (1983-1985) dhe më pas në Dibër (1985-1988). Për shkak të shkrimeve të tij realiste, ai u dënua nga sistemi dhe u detyrua të punojë në minierën e kromit në Bulqizë, ku luajti një rol të rëndësishëm si organizues dhe themelues i parë i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve.
Pas emigrimit në Greqi dhe Itali për periudhën 1992-2014, ai iu kthye angazhimit kulturor në Shqipëri, duke botuar disa libra, përfshirë romane, novela, tregime dhe poezi. Nga viti 2014, ka udhëhequr dhe menaxhuar aktivitete kulturore e patriotike, duke u nderuar me medalje dhe dekorata nga shoqata dhe institucione të ndryshme për kontributin e tij të vyer ndaj kulturës dhe kombit shqiptar.
Naime Gjongecaj
Nënkryetare e Lëvizjes Atdhetare Iliria
Lindur më 21 korrik 1963 në Tropojë dhe banuese në Tiranë, Naimja ka një karrierë të gjatë në arsimin para-shkollor si mësuese, si dhe ka punuar si specialiste e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2021 përfaqësoi Qarkun e Tiranës si kandidate për deputete. Ajo është anëtare aktive e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, si dhe pjesë e UGA-së dhe Grupit Ekonomik Ndërkombëtar. Aktualisht, mban pozicionin e kryetares së Qarkut Tiranë në Organizatën për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ku kontribuon për mbrojtjen dhe avancimin e këtyre të drejtave.
FAIK XHANI
Këshilltar Juridik i Lëvizjes Atdhetare Iliria
I lindur më 1 qershor 1948 në Burrel dhe me vendbanim në Tiranë, Faiku është një figurë e shquar në fushën e arsimit dhe administratës lokale në Mat, ku për angazhimin e tij cilësor është nderuar me medaljen “Naim Frashëri.” Ai është themelues dhe drejtues i Shoqatës së “Jetimëve” dhe ka shërbyer si sekretar i Shoqatës “Martirët e Policisë së Shtetit” në Mat. Aktualisht mban postin e kryetarit të Shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm dhe Vijues i Pensionistëve të Shqipërisë” dhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i të Moshuarve.” Aktivist dhe menaxher i përkushtuar, ai ka moderuar një sërë aktivitetesh kulturore e patriotike, duke u vlerësuar me tituj të shumtë dhe dekoratën prestigjioze “Mjeshtër i Madh” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë.
ÇAUSH KULLOFI
Menaxhues i programeve mediatike dhe kulturore
Lindur më 21 nëntor 1962 në Librazhd dhe banues aktualisht në Tiranë, ai është mësues në arsimin nëntëvjeçar dhe një aktivist i shquar në shoqatën Çermenika, Librazhd, si dhe në organizata të tjera krahinore e në Tiranë. Free No Deposit Bonus Spins Ai gjithashtu drejton gazetën e shoqatës Çermenika, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të zonës së tij dhe më gjerë.
KADRI DAUTI
Sekretar i Lëvizjes Atdhetare Iliria
Lindur më 15 qershor 1960 në Lladomeric-Bulqizë dhe aktualisht banues në Tiranë, Kadri Dauti ka një karrierë të gjatë në shërbim të institucioneve të sigurisë në Shqipëri. Fillimisht ka kontribuar në Organet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas në Ministrinë e Brendshme. Në periudhën e luftës së UÇK-së, ka ndihmuar në përgatitjen fiziko-taktike të trupave pjesëmarrëse. Aktivist i palodhur në shoqata atdhetare patriotike, ai është gjithashtu drejtues i shoqatës “Kalabardha”. Aktualisht, shërben si oficer sigurie në Ambasadën Gjermane në Tiranë.
Lëvizja Atdhetare ka për qëllim
- Evidentimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë njerëzore, etnokulturore, historike dhe përvojat më të shquara të veprimtarëve të kryera në dobi të atdheut për mbrojtjen dhe zhvillimin në fusha të ndryshme.
- Të motivojë brezin e ri me frymë paqe e dashurie, duke inkurajuar mirëkuptimin mes brezave, duke promovuar dhe mbështetur talentet e reja në aktivitete dhe fusha të ndryshme.
- Të ushtrojë veprimtari sensibilizuese në të mirë dhe interes të publikut që mbështet te individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke punuar në ngritjen e vlerave të komunitetit, duke mbrojtur e përçuar vlerat e progresit dhe të zhvillimit social të shoqërisë civile me pjesëmarrje të grupeve shoqërore të të rinjve, të grave të punëtorëve e fshatarëve, të pensionistëve e studentëve etj.
- Të ushtrojë veprimtari sensibilizuese në të mirë dhe interes të publikut që mbështet te individi dhe shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke punuar në ngritjen e vlerave të komunitetit, duke mbrojtur e përçuar vlerat e progresit dhe të zhvillimit social të shoqërisë civile me pjesëmarrje të grupeve shoqërore të të rinjve, të grave të punëtorëve e fshatarëve, të pensionistëve e studentëve etj.
- Të organizojë e mbështesë iniciativa për njerëzit në nevojë dhe grupet sociale të interesit.
Lëvizja Atdhetare Iliria synon
- Të studiojë dhe të ndjek veprimtarinë e zhvillimit të Atdheut tonë në të gjitha fushat dhe të bashkëpunojë me të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare për të arritur ritmet e duhura të niveleve bashkëkohore të zhvillimit
- Të punojë për të siguruar pjesëmarrje sa më të gjerë në jetën shoqërore në proceset vendimmarrëse në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
- Të evidentojë e promovojë vlerat e trashëgimisë njerëzore, etnokulturore, historike dhe përvojat më të shquara të veprimtarëve të kryera në dobi të Atdheut për mbrojtjen dhe zhvillimit në fusha të ndryshme të drejtimit, edukimit, zhvillimit, shkencës, kulturës, zejtarisë, sportit, artit etj.
- Të evidentojë e promovojë përmirësimin e resurseve ekonomike dhe turistike e të burimeve natyrore në viset e vendit tonë.
- Mbështetur në parimet më të larta të solidaritetit njerëzor, të sensibilizojë e të sinkronizojë potencialet njerëzore, intelektuale të projekteve dhe iniciativa për sigurimin e zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë.
- Të nxisë e mbështesë organizimin e aktiviteteve në të gjitha fushat në përputhje me qëllimet e Lëvizjes; të evidentojë talentet e reja në të gjitha fushat dhe të promovojë talentin e tyre.
- Të sigurojë bashkëpunimin me institucionet shtetërore, vendore e OJF-ve të vendit, të huaja dhe me individë që kanë mundësi të japin ndihmesën e tyre në dobi të realizimit të qëllimeve të Lëvizjes.
- Të krijojë kushtet e nevojshme për botimin e gazetës së Lëvizjes, si organ mediatik i kësaj Lëvizjeje.
Të përkushtuar ndaj Qëllimit
Lëvizja do të luftoj me përkushtim për eliminimin në maksimum të fenomeneve kanceroze për shoqërinë e vërtetë e të emancipuar shqiptare; do të luftojë për mbrojtjen e historisë tonë realiste, kombëtare, për mbrojtjen e traditës tradicionale, të kulturës dhe artit dhe t’i përcjell këto tradita me guxim tek brezi i ri.
Veprimtari për Ruajtje Kulturore
Lëvizja do të përfshijë një veprimtari të gjerë, të larmishme, informuese, sensibilizuese, edukuese dhe realizuese, që do të zhvillohet me të gjitha kategoritë e moshave, pa dallime fetare, krahinore, sociale e partiake. Ajo do të synojë pjesëmarrjen aktive të çdo shqiptari, të çfarëdo kategorie qoftë, duke vlerësuar drejt meritën dhe kontributin e gjithsecilit.
Historiku i Lëvizjes Atdhetare Iliria
Lëvizja Atdhetare Iliria» («LAI») u themelua më datë 10.03.2024 me nismën e disa atdhetarëve dhe intelektualëve nga trevat shqiptare, si një nevojë e kohës në mbrojtje të identitetit tonë etnik, trashëgimisë historike, etnokulturore e patriotike, dhe forcimin e unitetit kombëtar nga vjedhja, tjetërsimi, përçmimi, mohimi, nxitja e përçarjes dhe propaganda antishqiptare e fqinjëve. Ajo është njohur me vendim nr. 7349, datë 18.06.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, dhe është regjistruar si person juridik.
Selia e Lëvizjes është në Tiranë dhe ka degët e saj në disa qarqe dhe bashki të vendit, në Kosovë dhe Maqedoni. Shtrirja e saj po vijon me anëtarësime dhe degë të reja në gjithë trojet iliro-arbërore (shqiptare), dhe në diasporë. Lëvizja është jo fitimprurëse. Burimet e financimit janë kuotizacionet e anëtarëve të saj, dhuratat dhe donacionet e ndryshme.
Historiku i Lëvizjes Atdhetare Iliria
Lëvizja Atdhetare Iliria është mbarëkombëtare, jo politike, gjithëpërfshirëse për të gjitha shtresat shoqërore patriotike të trojeve iliro-arbërore (shqiptare), kudo që ndodhen. Blog Ajo synon të jetë promotori i lëvizjes kombëtare dhe i përbashkimit të gjithë lëvizjeve, shoqatave, intelektualëve të pavarur dhe atdhetarëve të vërtetë në qëndrimet dhe veprimtaritë për çështjet kombëtare.
Misioni i Lëvizja Atdhetare Iliria është patriotik dhe kombëtar, që të vejë në lëvizje të gjithë trevat iliro-arbërore (shqiptare) për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë historike, etnokulturore e patriotike, mbrojtjen e vlerave morale historike tona kombëtare dhe forcimin e unitetit kombëtar. 5 must-play mobile blackjack games Krahas organizimit dhe zhvillimit të veprimtarive atdhetare dhe kombëtare për zhvillim e prosperitet, Lëvizja do bëj përpjekje serioze për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, veçanërisht atë evropian, amerikan dhe britanik për zgjidhjen e çështjes iliro-arbërore (shqiptare) deri në krijimin e një shteti unik kombëtar, si një e drejtë historike dhe legjitime e kombit tonë të lashtë autokton në trojet e veta, të nëpërkëmbur nga Fuqitë e Mëdha dhe grabitur nga fqinjët tanë.
