Evente
Një Drekë Festive Që Bashkoi Anëtarët dhe Mbështetësit e Lëvizjes “LAI”
Promovimi i Lëvizjes Atdhetare Iliria – Pallati i Kulturës ‘Artan Çuku’
Një Ditë Mbresëlënëse në Kurbin: Takim për Lëvizjen Atdhetare Iliria
Zyrtarizimi i Lëvizjes Atdhetare Iliria: Një Mision për Bashkimin Kombëtar
Një Zjarr Patriotik në Zemrën e Prishtinës: Takimi në Restorantin Panorama
Themelimi i Degës së “Lëvizjes Atdhetare Ilirian” në Maqedoni
Lëvizja Atdhetare Iliria: Një Hap Patriotik për Bashkimin dhe Ruajtjen e Vlerave Kombëtare
Aktivitete
MARSHIMI I MADH
Për të ngjallur ndjesinë nacionale, krenarinë e humbur, dashurinë për historinë tonë reale, të vjetrën, të lashtën, të mesjetës dhe të sotmen, për heronjtë tanë legjendarë, të cilët bota e pamëshirë në bashkëpunim me reaksionin e brendshëm, përpiqet t’ua zbeh vlerat, meritat, bëmat, do të realizojmë marshime dhe guida turistike (me mundësinë të kemi edhe kalorës), me sa më shumë pjesëmarrës, të veshur me kostumet e heronjve, sipas epokave dhe krahinave të tyre. Në epiqendër do të jetë inskenimi, interpretimi i Rikthimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, por që në shoqërimin e heroit legjendar të kemi dhe figura të tjera historike kombëtare, që nga Aleksandri i Madh, Piro, Genti, Kostandini, Agroni, mbretëresha Teutë e duke arritur deri në ditët e sotme, Ali Pash Tepelenën, Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Homerin shqiptar, At Gjergj Fishtën etj.
Rëndësi shumë të madhe do t’i kushtohet fillimit të ekspozimit të Lëvizjes. Online Slots No Wagering Ekspozimin e parë Lëvizja do e bëj në një ambient publik, duke patur të pranishëm jo vetëm personalitete, por dhe media vizive dhe shumë publik, adhurues dhe mbështetës, si ogur të mbarë, për të ecur plot siguri për të ardhmen.
Shtylla kryesore e Lëvizjes duhet të jetë Marshimi i Madh, i shumë pranuar, në lëvizje, në aktivitete, në qëllime. Ky marshim madhështor (ku mund të marr pjesë kush të dëshirojë që i krijohet mundësia e kohës, e financës sipas ekonomisë së tij) do të jetë më pas i përvitshëm, gjithmonë në javën e fundit të muajit gusht dhe sipas vendeve ku do të kalohet do të interpretohen dhe episode e ngjarje historike, shoqëruara me historianët e zonës, me ekspertë që të rrëfejnë saktë ndodhitë dhe vlerat e tyre për kohërat e ndodhura. Për organizimin, për skenarin dhe realizimit sa më me efikasitet, të rrugës, të lojës së aktorëve dhe gjithë interarin e marshimit, sipas objektivave të rastit, do të ngrihet një grup i veçantë specialistësh dhe një grup pune që do të bashkëpunojë edhe me organet drejtuese të bashkive, ku do të jetë caktuar evenimenti, sigurisht që gjithçka të ndiqet nga një media serioze audiovizive, për të pasqyruar sa më bukur dhe real gjithçka, në funksion të informimit dhe sensibilizimit të masës së gjerë atdhetare.
CICERONË & HISTORIANË
Këtë rol do ta luajnë njerëz të përgatitur, historianë të zotë, njohës të mirë të kulturës dhe traditës të zonës dhe krahinës, ku do të kalojnë kavaleria me marshuesit dhe manifestuesit. Ata do të rrëfejnë për ngjarjet historike të vendit, krahinës, qytetit nga do të kalojnë festuesit.
Ciceronët sigurisht që do të kenë bashkëpunim me drejtuesit e evenimentit, me Akademinë e Shkencave, me muzeumet krahinore etj., të cilët do të këmbëngulin më shumë në rrëfimin e ndodhive të vjetra, do të flasin për heronjtë e veçantë, për origjinën e tyre, kohën e aktivitetit dhe ndikimin e tyre në historinë e kombit tonë, duke dhënë për publikun edhe të dhëna të reja që nuk dihen.
Ciceronët do të jenë të pranishëm në guidat turistike që do të promovohen nëpër kalatë dhe qytetet tona historike.
SHQIPËRIA NDËR KUVENDE
Një ndër traditat më të bukura të kombit tonë ndër shekuj kanë qenë organizimi i kuvendeve. Gjithmonë kur vendi apo krahina të veçanta kërcënoheshin me luftë, apo pasoja tjera katastrofike, si fatkeqësi natyrore etj. mblidheshin përfaqësues të fshatrave, të zonave e krahinave, duke lidhur besën, duke u organizuar mrekullisht bukur për të marrë vendime të drejta, vendime historike, siç mbeten dhe sot në mendjen e gjithë shqiptarëve: Kuvendi historik i Gjergj Kastriotit «Besëlidhja e Lezhës», apo më vonë «Kongresi i Lushnjës», «Lidhja e Prizrenit» etj. Pra, mbetet një detyrë serioze e Lëvizjes për rikthimin e traditës, për njohjen e kuvendeve kombëtare, me karakter historik, informues, vendimmarrës, në adresë të artit, kulturës, shkencës studimore, arkeologjike dhe gjithmonë me mesazhet e qarta për informimin dhe edukimin e brezit të ri me kulturën e vërtetë kombëtare.
Organizimi i njohjes së këtyre kuvendeve të jetë gjithmonë i mirë planifikuar dhe të realizohet me lektorë dhe studiues të fushave të ndryshme nga gjithë trevat etnike dhe diasporë.
Kuvendet mbarëkombëtare të organizohen të paktën një herë në vit në një nga vendet ku janë mbajtur kuvendet e mëdha, gjithmonë në bashkëpunim me strukturat vendore, me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademinë e Shkencave të Kosovës. Dive into the World of the Most Famous Online Casino Games
FESTIVALE, PANAIRE, KONKURSE
Për tu ringjallur gjithmonë e më fuqishëm kultura mbarëkombëtare tradicionale do të organizohen festivale të këngëve e të gjinive të ndryshme, të ketë konkurse poetike, konkurse talentesh të reja.
Të organizohen panaire të reklamimit dhe stimulimit në fusha të ndryshme të kuzhinës tradicionale, të prodhimit të bylmetrave e brumërave, të birrarisë e verërave dhe shumë produkteve ushqimore krahinore, të veglave artizanale, të veshjeve e stolive kombëtare tradicionale sipas krahinave dhe gjithmonë të ketë stimulim të fituesve dhe ndjekje të gjithçkaje nga mjetet informative mediatike kombëtare.
DASMA E MADHE
Kështu do ta titullojmë ditën e fundit të mbylljes të aktiviteteve vjetore të lëvizjes madhështore, nacionale, kulturore, artistike, mbarëkombëtare Lëvizjes. Kjo ditë, e përcaktuar nga Kuvendi i të Urtëve, do të korrespondojë me mbarimin e guidave turistike dhe marshimit historik të vitit. Në këtë ditë do synojmë të mblidhen shqiptarët nga gjithë krahinat dhe trevat shqiptare brenda e jashtë kufijve, nga gjithë diaspora dhe kudo ku ka shqiptarë. Do të lidhemi mirë dhe bashkëpunojmë me sa më shumë shoqata civile brenda dhe jashtë vendit.
Krushqit kryesorë të kësaj dasme të madhe sigurisht që do të jenë të gjithë ata që kontribuojnë moralisht dhe materialisht në sukseset e aktiviteteve vjetore, do të jenë personalitete, akademikë dhe individë të spikatur që shërbejnë për çështjen kombëtare.
Për organizimin sa më efektiv të kësaj veprimtarie do të hartohet një plan i veçantë për të cilin do të kontribuojë Këshilli i të Urtëve dhe specialistët e fushave të ndryshme.
Shprehim bindjen se me punë të palodhur dhe me përkushtim atdhetar, si dhe duke sakrifikuar edhe financiarisht, do t’ia arrijmë qëllimit përfundimtar.
