Promovimi i Lëvizjes Atdhetare Iliria – Pallati i Kulturës ‘Artan Çuku’

Një eveniment shumë serioz dhe i dobishëm i lëvizjes “LAI”

Në orën 10:00 të 24 nëntorit 2024 i gjithë stafi organizativ i evenimentit, kushtuar promovimit të, “Lëvizjes Atdhetare Iliria” ishte në gadishmëri për të pritur siç duhet pjesmarësit. Sa bukur, sa madhështor erdhën vëllezrit dardanas, të kryesuar nga Hajrush Redenica dhe Zenel Hajrizi. Erdhën vëllezrit tetovar, të kryesuar nga Aziz Jakupi dhe Xhemal Selmani. Erdhën nga jugu, nga Gjirokastra, të kryesuar nga Nexhip Oenja. Erdhën nga veriu, të kryesuar nga Drita Dekaj…Nga qarku i Lezhës, kryesuar nga Nikoll Lleshi dhe Zef Kalthi…Nga qarku i Elbasanit kryesuar nga Agim Qoku dhe Hysni Hoxha. Nga qarku i Dibrës kryesuar nga Bajram Torba dhe Miranda Troci. Nga qarku i Durësit, Agron Calliku. Poeti çam Hajri Kasemi. Moderatori, shkrimtari, luftëtari i UÇK-së dardanasi i Prizrenit, Qazim Thaçi. Shkrimtari veteran nga Fieri, Hair Kalemaj. Kryetari i pensionistëve të Tiranës Enver Hasa. Viganët e rapsodisë dhe këngës patriotike; Dritan Jashari, Agim Picaku, Kol Aramadhi Martini, Hysni Hoxha, Rushdi Dervishi. Kaskadori heroi i roleve të vështira në kinematëgrafin shqiptare, Bedri Jashari dhe shumë personalitete, si Perikli Shuli, Ferit Hoxha, Moza Shehu, Baftjar Çera, Bajram Kurti, Ali Hyka, Aziz Keta, Bashkim Lami, Ajet Biçi, Shahin Jashari.

Në orën 11-00 nisi evenimenti. Salla ishte e ftohtë, por u ngroh nga emocionet, nga atdhe-dashuria, nga patriotizmi, nga duartokitjet nga zërat e mrekullueshme të këngëtarëve që për fat kishin zgjedhur këngët më patriotike. Mrekullia ishte se nuk u përmend aspak, as edhe një fjalë, “politik, parti, lider, vigan, legjend, majtas, djathtas”.
– Të gjithë oratorët ishin të çliruar nga emocionet, ishin aq të sinqertë, aq serioz dhe të çiltër, sa folën pa letër, pa kurfar slogani anakronik të kohës. Shqetësimi i tyre ishte i njëjtë, ishte vetëm një; “Atdheu, epoka që rezikon shumë atë dhe thirja vëllazërore se si të bashkohemi për të shmangur katastrofën”

Data 24 nëntor 2024, ishte një minibashkim kombëtar, sepse e njëjta dhimbje, brengë shqetësonte si dardanasit, edhe iliridasit, edhe çamët, edhe dukagjinit, edhe dibranët, edhe gjirokastirtët, edhe dursakët, kurbinasit, gegë, labë, toskë, epiras, arbër, iliro-pellazg. Të gjithë iu bashkuan dhimbjes së princeshës Linda Shaqiri, për Preshevën, Medvegjën, Bujanovcin. Ishte i njëjtë shqetësimi për tradhëtin që i bëhet kombit të shqiponjave që nga mbjellja e vareve helene në jug, pushtimin e veriut nga neo-osmanllinjtë, shitja e detit dhe pasurive kombëtare. Dhe e gjithë thirja nga pjesmarësit ishte se ia vlen më shumë se kurrë që të gjejmë mënyra për të zgjuar nacionalizmin e fjetur, për tu bashkuar më shumë se kurrë më parë, për ti dalur zot dheut të Ilirisë, dhe, ku sot po lulëzojn rrymat më të ndyra antikombëtare, anti-shqiptare.

Edhe dreka vërtet ishte shumë festive. U kënduan këngë polifonike, heroike, romantike, u kërcyen valle u recituan poezi, u ngritën dolli përshëndetëse vëllazërore. Vërtet, kur qëllimet jan fisnike gjithçka del e bukur, e madhërishme. Në orën 17:00 mbaroi ajo ditë që besoj se do të mbetet gjatë në kujtesë, për shumë gjëra të bukura, të veçanta, sepse ishim të gjithë të barabartë, nuk kishte krye vendi, apo bisht vendi dhe patjetër që merita ishte e të gjithëve

Evenimenti u mbyll, duke marrë përsipër dy detyra, shumë, shumë me vlera.
1 – Organizimin e festimeve me madhështi në Kurbin më 20 prill 2025 të 835 vjetorit të krijimit të shtetit të Arbërit dhe të shkollës së parë shqipe dhe
2 – Dasma e Madhe. Një eveniment madhështor, i cili vetvetiu do të ndikoj ndjeshëm në bashkimin e trojeve shqiptare. Është një eveniment që do të shoqërohet me marshime dhe shum evenimente festive, ku pse jo edhe të zgjidhen çifte që do të kurorëzohen në martesë. Ky eveniment do të kryhet çdo vit më gjashtë Maj, dita e lindjes së heroit kombëtar të kthehet në ditë simbolike, dhe çdo vit të kryhet Dasma e Madhe me plesmarje nga gjithë trevat shqipfolse.

Harojeni o vëllezër e motra shqiptar se do të na bashkojë Amerika, Europa, apo shtete që gjasme i quajmë miq. As politika kurrë nuk na bashkon. Bashkimin kombëtar e bën vetëm kultura, arti, kënga, festimet, dasma e madhe, të cilat vetvetiu do të zgjojnë ndjesinë nacionale-kombëtare, nga do të mbrohet kultura jonë, tradita jonë. Baza e dasmës së madhe do të jetë Kalorësia, kalorës të së cilës do të jenë figurat më të shquara historike, që nga Aleksandri i Maqedonisë, Piro, Genci, Teuta, duke ardhur më vonë tek Gjergji i Madh i Kastriotajve, Lek Dugagjine, deri tek heronjt e shekullit të fundit, Ismail Qemali, Isa Boletini, Iljaz Pasha që shpartalloi Hajredin Pashën, dhe vigani Adem Jashari.

Të dashur miq dhe patritot!

Trimi i mirë thonë, duhet të ketë edhe sofër të madhe, sepse nuk shkohet në luftë me barkun bosh. Lëvizja Atdhetare Iliria, sot ngjason si ajo makina e bukur Ferari e dalur nga fabrika, i është gjetur edhe shoferi dhe është gati për garën e fuqishme, por që të garojë i duhet nafta, karburanti. Ne që kemi krijuar këtë lëvizje kemi një moshë që nuk vuajm për lukse, për pishina, hotele, resorte. Ne jemi në moshën që ëndërojm të jemi shëndosh ditën tjetër për të shijuar kafe me miq, por na thiri dhe bashkoi çëshjta kombëtare, sepse na vret shpirtin: Braktisja dhe haresa e fshatrave, dhunimi i gjuhës shqipe, sepse në mediat televizive flitet vetëm turqisht, dhunimi i tokës tonë me varet e tradhëtarëve, shitja e detit dhe e minierave, tallja e Europës dhe botës me ne, dhunimi i vajzave tona nëpër bordellot e botës, tallja e të rrinjve tonë nga nacionalistët armiq.

Fatmirësisht kemi shumë biznesmen të sukseshëm, të fuqishëm, por ata duhet të financojnë për Atdheun, jo për formate absurde në mediat publike, të cilat kanë abuzuar neveritshëm me mirbesimin e publikut dhe taksapaguesit shqiptar. Jo për partit banda, e liderë të fëlliqur. Tre milion euro është kosto finale për sponsorizimin e Dasmës së Madhe, por ajo dasëm do të jet e përvitshme, do të jetë e shenjtë, do të kryhet në çdo qytet tradicional të kombit. Vitin e parë Kalaja Prezë-Kalaja Petrelë- Kalaja Krujë, vitin e dytë në Shkodër, të tretin në Prishtin, në Shkup, në Siçili, në Selanik, në Stamboll, Kajro e ku ka shqiptar që kan shekuj që jetojnë. Dasëm pa mish nuk ka. E mira bëhet me sakrifizë. Ne kemi numrin tonë zyrtar të llogarisë dhe nuk ka shanse të humbas edhe 5 cent të dikujt, sepse ADN-ja jonë është Kastirotas, është Ilirjan.

Bashkojuni Lëvizjes Atdhetare Iliria, ndihmojeni atë sipas mundësive, të mos e lemë shansin e vetëm, diellin e vetëm që sapo ka aguar, të cilin menjëherë ta mbulojnë mjergullnaja të neveritshme, të frikshme që vetvetiu na çojnë në greminë.

Vërtet ky shans nuk vjen më. Ëndra ime është ëndra e Naim Frashërit, e Hasan Prishtinës, e Gjergj Fishtës, e Aristdh Kolës, e Adem Jasharit, Arbër Xhaferit. Sa e dëshiroj të realizuar këtë ëndër.

Le të nxisim dhe frymëzojmë siç duhet këtë lëvizje! O SOT, O KURRË MË, SEPSE NESËR ËSHTË SHUMË, SHUMË VONË…

Autor: Setki Jashari

Llogaria LEK

Emri i Klientit: LEVIZJA ATDHETARE ILIRA (LAI)
Numri i ID: M42015451C
SWIFT: FEFAALTR
Emri i Bankes: ProCredit Bank Albania
Monedha (Currency): ALL
IBAN: AL74209110360000031523300001

Llogaria EURO

Emri i Klientit: LEVIZJA ATDHETARE ILIRA (LAI)
Numri i ID: M42015451C
SWIFT: FEFAALTR
Emri i Bankes: ProCredit Bank Albania
Monedha (Currency): EUR
IBAN: AL63209110360000031523300102

Scroll to Top